Tragjedi në Korçë/ Jetonte e vetme, 84-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Korçës, ku një e moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj, në lagjen nr. 12.

Sipas informacioneve paraprake, 84-vjeçarja jetonte e vetme. Kanë qenë fqinjët ata që kanë ngritur alarmin, pasi prej disa orësh nuk kishin mundur të komunikonin me të dhe nuk merrnin asnjë përgjigje nga banesa.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë hapjen e derës së banesës. Brenda saj, e moshuara është gjetur e pajetë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, por pritet konfirmimi zyrtar pas verifikimeve përkatëse.

Policia ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky nuk është rasti i parë në Korçë ku persona të moshuar që jetojnë vetëm humbin jetën në banesat e tyre, duke rikthyer vëmendjen te problematika e vetmisë dhe kujdesit social për këtë kategori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related