Nis seanca plenare në Kuvend, deputetët mbajnë një minutë heshtje në nder të Adem Jasharit dhe ish-deputetit të PD Tomor Dosti

Data

Seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të disa figurave të rëndësishme.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për të përkujtuar heroin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi që në seancë të nderohej me një minutë heshtje edhe ish-deputeti i PD-së, Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta.

Deputetët e pranishëm në sallë u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të tyre, përpara vijimit të diskutimeve dhe rendit të ditës së seancës plenare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related