Media belge 7sur7 jehonë protestës në Tiranë: Opozita kërkon largimin e Ramës, Shqipëria drejt një periudhe trazirash të zgjatura politike

Data

Protesta e fundit e opozitës në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare, ku televizioni belg 7sur7 i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri.

Sipas raportimit, mijëra protestues të organizuar nga Partia Demokratike marshuan në kryeqytet duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, mes akuzave për korrupsion.

Media belge thekson se protesta degjeneroi në përplasje me forcat e rendit, ku protestuesit hodhën kokteje Molotov drejt institucioneve shtetërore dhe automjeteve të policisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës.

Sipas 7sur7, demonstrata e së dielës nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një serie protestash që prej muajsh po tronditin vendin, duke rritur tensionet politike.

Artikulli nënvizon se kjo situatë vjen në një moment delikat për Shqipëri, e cila ndodhet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe përballet me sfida të shumta rajonale.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave, ndërsa qeveria ka refuzuar çdo kërkesë për dorëheqje, çka sipas medias belge mund ta çojë vendin drejt një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie politike.

Komuniteti ndërkombëtar, thekson artikulli, po e ndjek nga afër zhvillimin e situatës në Shqipëri, ndërsa vendi përpiqet të ruajë stabilitetin përballë ndarjeve të thella politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related