Tragjedi në Itali, humb jetën në kantier ndërtimi 52-vjeçari shqiptar Murat Tafçiu pasi ra nga skela

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Viktima, Murat Tafçiu, dyshohet se ka rënë nga një skelë, duke pësuar plagë fatale.

Sipas mediave italiane, kanë qenë kolegët e tij që kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht 52-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Kompania e ndërtimit, me qendër në Carpi, ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Modena, Massimo Mezzetti, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka theksuar se hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related