Italia evakuon trupat nga misioni i NATO në Bagdad, masë për shkak të tensioneve në rajon

Data

Italia ka përfunduar evakuimin e përkohshëm të kontingjentit të saj ushtarak të angazhuar në misionin e NATOBagdad.

Operacioni përfshiu të gjithë ushtarët italianë që ishin pjesë e programit të aleancës për mbështetjen dhe zhvillimin e institucioneve të sigurisë në Irak.

Sipas ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, kjo lëvizje është një masë paraprake dhe e përkohshme, e diktuar nga përkeqësimi i situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, autoritetet italiane kanë sqaruar se personeli që garanton sigurinë e Ambasadës Italiane në Bagdad do të vijojë të qëndrojë në vend, për të siguruar funksionimin normal të përfaqësisë diplomatike.

Ky zhvillim vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve në rajon, ku disa vende po rishikojnë praninë e tyre ushtarake për shkak të rreziqeve në rritje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related