Nis marshimi i protestës së 29-të në Tiranë, organizatorët: “Protestat do të vazhdojnë”

Data

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës në kuadër të protestës së 29-të kundër qeverisë.

Pasi u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe zhvilluan fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në kryeqytet, duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje si “Nesër më shumë”, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sipas organizatorëve, tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa qytetarët u ftuan të marrin pjesë masivisht në protestat e ardhshme.

Kërkesat dhe deklaratat e bëra gjatë protestës përfaqësojnë qëndrimet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related