SHBA godet rrjetin “Homeland Justice”, bllokon domenet e hakerëve iranianë të lidhur me inteligjencën

Data

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një aksion të rëndësishëm kundër aktivitetit kibernetik të lidhur me Iranin, duke bllokuar disa platforma të përdorura nga grupet e hakerëve.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se janë sekuestruar katër domain-e të përdorura nga grupe të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS), të cilat shërbenin për sulme kibernetike dhe operacione propagandistike.

Domenet e bllokuara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – përdoreshin për publikimin e të dhënave të vjedhura, marrjen e përgjegjësisë për sulme dhe nxitjen e dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Sipas autoriteteve amerikane, këto platforma kanë qenë të përfshira edhe në publikimin e dokumenteve të ndjeshme të vjedhura nga institucionet shqiptare, në vitet 2022.

Motivi i këtyre sulmeve lidhet me qëndrimin e Shqipërisë ndaj grupit opozitar iranian MEK, i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka kundërshtuar regjimin në Teheran.

Autoritetet amerikane theksuan se hetimet vijojnë dhe paralajmëruan se të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete do të përballen me drejtësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related