Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi një gur u shkëput nga mali dhe ra mbi automjetin që ai drejtonte.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:30, një gur u shkëput nga faqja e malit dhe goditi një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.
Për shkak të goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit humbi jetën në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Librazhd / Informacion paraprak
“Rreth orës 22:30, në aksin rrugor ‘Prrenjas–Librazhd’, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.”
