Tragjedi në Durrës/ 23-vjeçarja humb jetën pas konsumimit të fostoksinës

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Vadardhe të Sukthit, ku një 23-vjeçare me inicialet F.T. ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese, fostoksinë.

Sipas njoftimit të Policisë, e reja është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së për trajtim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja nuk kishte shprehur më herët shqetësime tek familjarët, ndërsa hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Policia konfirmoi se rasti po trajtohet për zbardhjen e plotë të situatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related