Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, sqaroi se Garda e Republikës ka zbatuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shtimin e masave të sigurisë ndaj ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Në një deklaratë për mediat, Koçiu hodhi poshtë pretendimet se vendimi nuk ishte zbatuar, duke theksuar se në organikën e Gardës janë shtuar dy truproja të tjerë për Dumanin, në përputhje me statusin e tij si prokuror i SPAK.
Sipas ministres, Ministria e Brendshme ka qenë pjesë e vendimmarrjes përmes përfaqësuesit të saj në KLP dhe masat janë marrë menjëherë pas miratimit të vendimit.
Kërkesa për shtimin e sigurisë u bë nga drejtuesi aktual i SPAK, në kuadër të asaj që cilësohet si rritje e presionit ndaj Dumanit për shkak të hetimeve të rëndësishme që ai ka drejtuar gjatë mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme.
