“Tërmet” në Partinë e Lirisë, përplasje dhe largime dy muaj para zgjedhjeve, besnikët e Monika Kryemadhit kundër

Data

Sipas Hidrit, Partia e Lirisë është mbushur me individë të cilët nuk kanë dhënë asnjë kontribut në fushatat e saj dhe janë pozicionuar në pozita drejtuese pa asnjë votë. Ai veçon veçanërisht sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushin, krahun e djathtë të Ilir Metës duke e quajtur një figurë të katapultuar nga rruga, pa pasur asnjë lloj votimi apo angazhimi në strukturat bazë.

“Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi, ndërsa ata që kanë dhënë gjithçka për këtë forcë politike janë lënë në harresë dhe nuk u vlerësuan asnjëherë. Sot, kemi deputetë që me 300 vota janë në Parlament, ndërsa të tjerë me vite kontribut nuk janë as pjesë e strukturave”, shkruan ai në deklaratën e tij të dorëheqjes. Por mendimi i tij nuk është i izoluar. Miranda Rira, anëtare e kryesisë së Partisë së Lirisë, ka mbështetur disa nga argumentet e Hidrit, duke pranuar se ka individë të emëruar pa asnjë rezultat të mëparshëm politik, ndërsa militantë të dëshmuar janë lënë në hije.

Megjithatë, ajo thekson se kjo nuk duhet të jetë arsye për të braktisur forcën politike. “Ne kontratën nuk e kemi me ata që hyjnë e dalin nga partia, por me Ilir Metën. E vërteta është që disa janë katapultuar, ndërsa ata që kanë dhënë gjithçka janë përjashtuar, por koha do të tregojë kush ka të drejtë”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë i Denis Hidrit për largimin e tij:

“Distancim! Të Nderuar Kolegë! Falënderoj të gjithë ata që deri më sot, miqtë, shokët, dashamirësit, e familjarët që me mbështeten deri me sot, përfshirë kandidaturën time në vitin 2021, për deputet, nën logon e  LSI. Duke besuar në  meritokracinë e shumëtrumbetuar, mendova se isha pjesë e kësaj force, ku në të vërtetë lufta më e madhe, rezultoi të ishte mbrojtja e votave, por jo nga kundërshtari im politik, por nga vetë partia “ime”, sepse tjetërsimi i votave, nga emri im tek individë të tjerë anonimë, ishte një praktikë që vijimësisht kishte penalizuar edhe kolegë të tjerë të mi. Në 2023 isha kandidat në primaret për zgjedhjet per Kryetar të bashkisë Krujë, duke besuar përsëri se vlerat në garë do peshonin…

Por kjo nuk ndodhi dhe unë sërish zgjodha heshtjen, vendosa të mos flisja, i mbajtur peng nga sedra ime e keqshpenzuar, në emër të së cilës, si njeri i fjalës së dhënë, vendosa prap të mos flisja, pavarësisht se shihej qartë se përcaktimi i fituesit ishte një proces abuziv dhe i manipuluar. Dhe ky proces i solli “rezultatet”. Te gjithë hynë në armiqësi me njeri-tjetrin dhe përçarje me daljen e rezultateve, kur u pa qartë se rezultati ishte i paracaktuar. Përsëri nuk kurseva besimin tim, kur urova se me kthimin në drejtim e partisë të Kryetarit z. Ilir Meta gjërat do merrnin tjetër drejtim, si njeri i besës, i fjalës së dhënë, duke sjellë në ekujlibër kandarin e meritokracisë në Partinë e Lirisë. Por sërish zhgënjim….

Besimi përshfaqej si qasja më e pajustifikuar në një ambjent kaq toksik. Diçka që edhe sot e shohim. Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi, ndërkohë që militantë të kësaj force politike, të cilët kanë dhënë shpirtin, emrin, djersën, nuk u vlerësuan, po u lanë në hije, në harresë të plotë dhe përsëri nuk u vlerësuan, për të qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese. Në këtë parti ka sot deputetë, që me 300 vota janë në parlament. Njerëz që vijnë nga rruga për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm… Raste të përsëritura kur llojlloj njeriu, futet në sekretariate, përsëri pa asnjë lloj kontributi.

“Meritokracia” si standard dhe kriter, fton për protagonizëm dhe sukses, profesionistët e lëpirjes dhe të avancimit në gjunj. Sport i vjetër, të cilin për fat nuk e njoh dhe nuk e ndaj. Ndaj sot, ky kod moral dhe politik, po bën që të jemi këtu ku jemi, me këto rezultate. Një fjalë e urtë thotë: “…Më mire vonë se kurrë”. Ndaj, unë Denis Hidri, vlerësova t’a ndaj me ju, vendimin e tërheqjes time nga çdo angazhim në mbështetje të kësaj partie dhe strukturave të saj”, shkruan Hidri.

Kundërpërgjigjja e PL-së me anë të Jasmira Memellit:

‘Një tjetër sufllaqe e rëndomtë dopjo pite apo patronazhist i Narkoregjimit, që nuk ka qenë KURRË anëtar i Kryesisë, as ka patur KURRË asnjë funksion në parti, dhe që KURRË nuk ka dhënë ndonjë kontribut në strukturat tona, paska shpallur “largimin” nga radhët e Partisë së Lirisë. I vetmi “kontribut” i tij modest ka qenë vërdallosja në kafet rreth e rrotull selisë, apo lëpirja për të marrë pjesë në takimet tona, me shpresën se ky do t’i njihej si kontribut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related