Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta lënë në burg, duke thënë se “kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, për të ecur më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut”.
Meta thekson se çështjen do e çojë në Strasburg me bindjen se do të fitojë.
Ish-kreu i Shtetit u bëri thirrje emigrantëe shqiptarë që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit, duke e konsideruar si ditë historike ku sipas tij narkoregjimi do të hidhet tek Lana.
Ilir Meta: 11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij, Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut.
