Edi Rama merr rolin e prokurorit dhe gjykatësit, mbron Rektorin e Universitetit Bujqësor pas arrestimeve të…

Data

Por në thelb, fjalimi i tij nuk ishte thjesht një kritikë ndaj drejtësisë, por një përpjekje për të delegjitimuar SPAK-un dhe për të marrë në dorë narrativën mbi luftën kundër korrupsionit. Pra me këtë sulm të drejtpërdrejtë, Rama nuk sfidon vetëm drejtësinë, por edhe integritetin e reformës që ai vetë dikur e mbështeti me forcë.

Rama: Pa ne s’do kishte as SPAK as hetime VIP

Konkretisht një ditë pasi policia ekzekutoi 24 masa sigurie ndaj 24 punonjësve të Universitetit Bujqësor në Kamëz për abuzim me tenderat, kryeministri Edi Rama mblodhi dje grupin parlamentar të Partisë Socialiste për një dëgjesë me rektorin e këtij universiteti, Fatbardh Sallaku. Pasi dëgjoi rektorin dhe i dha leje të largohet, Rama tha se po shkelen standardet dhe se faturën në Strasburg për veprimet e kësaj drejtësie do ta paguajnë shqiptarët.

“Ne nuk duam të rrimë sot pa folur dhe duhet të përgatiteni për të dëgjuar gjithmonë e më shumë nga ne që tani që reformën në drejtësi dhe SPAK-un dhe që i ngritëm ne dhe u dhamë hapësirë të bëjnë punën, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit. Ne tani kemi hyrë në fazën e dytë, drejtësi europiane dhe jo ruse. Pavarësia është një nga kushtet, dy të tjerat janë profesionalizimi dhe standardet. Nuk dua që tani që po negociojmë me BE-në, të çohet një holandez dhe francez dhe të thotë që Shqipëria nuk ka gjykata dhe prokurori që respekton standardet demokratike dhe që njeh prezumimin e pafajësisë.

Ne nuk ofrojmë asnjë model negativ. Këta thoshin e solli Amerika, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti? Vetëm PS, askush tjetër, prandaj nëse nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE-së dhe demokratik. Nuk do ndonjë shkencë për të imagjinuar sa nga këto masa sigurie do të rrëzohen në Strasburg dhe sa do të shkojë fatura. Të marrësh 24 masa sigurie, të tronditësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shkelm një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje si lyps tek shkallët e universitetit të BOKU-t në Vjenë për t’ju lutur, që hajdeni në Shqipëri, hajdeni ta bëjmë një universitet austriak. Pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, më tha nën 300 mln lekë të vjetra”, deklaroi Rama.

Rama shigjeton Dumanin: Në aksionet anti-mafia në Itali arrestohen 24 persona, jo në një universitet

Po ashtu, kryeministri Edi Rama duke komentuar masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për staf dhe pedagogë të Universitetit Bujqësori, duke u shprehur se forcat speciale shkuan në UBT “a thua se u fut në fshatin e Corleones”. Kreu i qeverisë u shpreh se me lëshimin e masave të sigurisë iu dha shqelmi, sipas tij, marrëveshjes së arritur me Universitetin e Bujqësorit.

“Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti për arsyet e veta, kush është garanti për drejtësinë e re? Vetëm PS askush tjetër. Ne nuk mund të themi s’ka problem le të torturohen njerëz të pafajshëm sepse neve na duhet të kapim të fajshmit, sepse ka një postulat. Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg. Të marrësh 24 masa dhe ti japësh shqelmin një marrëveshjeje të bërë duke shkuar unë atje personalisht si lyps në shkallët e Universitet të Bokut të Vjenës ku më shihte rektori si UFO, 150-160 vite Universitet je i pari kryeministër që vjen këtu dhe nuk e di çfarë kërkon.

Për t’ju lutur hajdeni në Shqipëri, hajde ta bëjmë një Universitet austriak, dua që në 2030 ta kemi Universitetin tonë një Universitet të gjithë rajonit ku të vijnë të marrin diplomën austriake sepse nuk na vjen njeri të studiojë për agronom. Si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në Universitet dhe merr 24 masa sigurie për paraburgim, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje a thua se u fut në fshatin e Corleones, këto 24-34-44 u bën Prokuroria Antimafia në Itali, por në një Universitet? Kur e pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, tha për nën 300 mln të vjetra, pastaj pashë që është edhe më pak”, u shpreh Rama dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related