“Tenderë nga Berberi e Balluku”/ Gazetari: Mbi 500 mln euro investime, sot rrugët janë kthyer në skenë krimi

Data

Shembja e aksit Librazhd–Prrenjas ka rikthyer debatin mbi investimet në infrastrukturë dhe cilësinë e punimeve. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Julian Hoxhaj dha detaje kritike mbi projektet rrugore, duke theksuar se situata është alarmante dhe me pasoja të rënda për qytetarët.

Sipas tij, infrastruktura është çështje e sigurisë kombëtare dhe një nga kapitujt kyç në procesin e integrimit në BE. Ai kritikoi mungesën e transparencës dhe, sipas tij, moskonsultimin me ekspertët për projekte të mëdha si segmenti Elbasan–Qafë Thanë, që pritet të kushtojë rreth 150 milionë euro.

Gazetari deklaroi se vetëm në qarkun e Korçës janë investuar mbi 500 milionë euro në infrastrukturë, ndërsa përmendi raste si aksi Qukës–Qafë Pllocë dhe segmentin Korçë–Ersekë, ku janë raportuar probleme serioze. Sipas tij, disa nga tenderët për këto projekte janë dhënë nga Evis Berberi dhe Belinda Balluku.

Ai theksoi se shembja e rrugës aktuale ka izoluar qindra mijëra qytetarë dhe ka shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme. “Një rrugë që kushton qindra milionë euro dhe shembet pak kohë pas inaugurimit duhet të ishte skenë krimi”, u shpreh ai, duke kërkuar hetim të thelluar nga organet e drejtësisë.

Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar se situata po monitorohet dhe se po shqyrtohen alternativa për rikthimin e qarkullimit në aksin e bllokuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related