Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mblodhi drejtuesit politikë në seli, ja çfarë porosie iu la kryeministri

Data

Vota e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ishte kryefjalë e mbledhjes, ku është zhvilluar një analizë e detajuar e punës së bërë deri tani nga zyrtarët e lartë socialistë për nxitur shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut të regjistrohen në Portalin Elektronik të Zgjedhësve i ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryetari socialist mësohet se ka kërkuar më shumë angazhim dhe intensifikuar punën për të bindur shqiptarët në diasporë të regjistrohen. Vëmendje dhe punë e veçantë është kërkuar për të regjistruar shqiptarët në diasporë në ato qarqe ku numri i të regjistruarve është më i ulët. Të dhënat zyrtare tregojnë se qarku që ka numrin më të vogël të të regjistruarve nga diaspora është Kukësi, për të vijuar më pas me Gjirokastrën, Dibrën dhe Lezhën

Ndërkohë që Tirana, Fieri dhe Korça renditen qarqet me numrin më të madh të të regjistruarve në Platformën Elektronike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related