Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas autoriteteve, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke rrethuar zonën, ndërsa disa persona janë vënë në pranga. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
