Ministrat në burg/ Rama: Ata që janë përballë drejtësisë, janë ‘ish-a’

Data

Kryeministri Edi Rama ka shitur sërish ish-zyrtarët e PS që ndodhen përballë drejtësisë, teksa tha se qeveria e tij është e gjitha në detyrë dhe se në pranga janë vetëm ish-ministra.

Ai këtë ‘sukses ia faturoi drejtësisë së re.

Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra.

Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë”, tha Rama.

Ndësa më tej ai ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt, ku theksoi se i kanë hyrë detit në këmbë me reformën në drejtësi, ndërsa iu drejtuar qytetarit “mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related