Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” vjen nga njësia 4. Një 36-vjeçar tregon se pas një martese 12-vjeçare nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë, në fundit të vitit 2020, gruaja e tradhton dhe largohet nga banesa, duke e braktisur atë dhe fëmijët. I riu bën denoncim në polici, pret 3 muaj dhe më pas kërkon divorcin.
Denoncuesi: Në fund të vitit 2020, kanë filluar problematikat, grindjet, debatet në shtëpi për arsye të saj, tradhtonte me një person të familjes së saj. U largua nga shtëpia.
Gazetarja: Domethënë, në momentin që u zbulua tradhtia, ajo u largua nga shtëpia duke braktisur edhe tre fëmijët.
Denoncuesi: I ka thënë “mami po ikën në punë, mos u bëni merak, do iki dhe do të kthehem shumë shpejt”. Ndërkohë unë kam qenë në punë, kam ardhur dhe i kam pyetur fëmijët ku është, “është në punë babi”. Kam bërë një denoncim te rajoni nr.4, prita 3 muaj, unë e marr vesh nga prindërit e vet që “edhe neve na ka ikur nga shtëpia”. Derisa s’do fëmijët e vet, unë u hyra procedurave për divorc.
Gjykata e Shkallës së parë pranon zgjidhjen e martesës dhe i jep kujdestarinë atij, ndërsa nëna detyrohet të paguajë një pension 30 mijë lekë të reja për 3 fëmijët, vendim që u ankimua në apel.
