Pas ndeshjes Dinamo–Jagiellonia, një grup tifozësh polakë u ndal në qendër të Tiranës pranë bustit të Simon Juarës por shfaqën qëndrime të papranueshme duke dëmtuar simbolin kombëtar. Video nga vendi i ngjarjes e regjistruar e publikuar në rrjet tregon se njëri prej tyre bëri shenja fyese ndaj bustit, duke nxitur reagim të menjëhershëm.
Një grup tifozësh shqiptarë – pjesë e Fanatics Tirana – ndërhyri me forcë dhe përfshirë në përleshje fizike me një nga hooliganët polakë. Ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë, duke shuar konfliktin dhe ndarë palët. Tifozët polakë u eskortuan në stadium pas përballjes, por tensionet shkaktuan shqetësim dhe reagime të forta në rrugë, duke përfshirë edhe dy autobusë të ekipit mik që u goditën me fishekzjarre.
Ngjarja ndodh në sfondin e tensioneve që sjellin Display-t “Kosovo is Serbia” nga tifozët polakë si pjesë e një qëndrimi anti-Kosovë. Reagimi i shqiptarëve – i koduar si një akt mbrojtës i identitetit kombëtar – tregoi se kufijtë e respektit simbolik nuk tolerohen kur preken nga provokime publike
