Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon prokurorin Gjergji Tako

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, me arsyetimin se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama (kryesuese), Sokol Çomo (relator), Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz (anëtare).

Pas shqyrtimit të çështjes, KPA konstatoi probleme në kriterin profesional dhe etik, si dhe sjellje të vazhdueshme që tregonin mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e detyrës.

Në përfundim, me shumicë votash, u vendos ndryshimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimi i Takos nga detyra. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related