Trump kundër pasurimit të uraniumit nga Irani, paralajmëron tarifa për furnizuesit me armë

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë një nga kërkesat kryesore të Iranit në kuadër të negociatave pas armëpushimit dyjavor, duke deklaruar se nuk do të lejohet pasurimi i uraniumit.

Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se SHBA do të bashkëpunojë me Iranin, por nën kushte të qarta, përfshirë ndalimin e aktivitetit bërthamor dhe vendosjen e mbikëqyrjes së rreptë.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e pikave të marrëveshjes janë tashmë dakordësuar dhe se diskutimet do të vijojnë edhe për çështje si tarifat dhe lehtësimi i sanksioneve.

Në të njëjtën kohë, Trump paralajmëroi masa të forta ndaj vendeve që furnizojnë Iranin me armë, duke deklaruar se ato do të përballen me tarifa doganore deri në 50% për mallrat që eksportojnë në SHBA.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat, ndërsa palët kanë hyrë në një periudhë armëpushimi dhe pritet të zhvillojnë negociata për një marrëveshje më të gjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related