Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka pritur sot presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Spiropali vlerësoi marëdhëniet mes dy vendeve si dhe vuri në dukje mundësitë e pashfrytëzuara për zgjerimin e ashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar dhe shtimin e investimeve sllovake në Shqipëri.
Ajo thekosi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare, NATO, OKB, OSBE etj, që do të vijojë në mbrojtje të sigurisë dhe të paqes.
