Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Dibër për të prezantuar kandidatët e këtij qarku para strukturave, që do të garojë me emra të nderuar të këtij komuniteti në listën e hapur si Edmond Isaku, Mirjan Kaloshi, Albert Kojku, Sabiana Pasha dhe Sokol Ruka.
Basha në fjalën e tij para të pranishmëve foli edhe për keqqeverisjen e viteve të fundit që ka shpopulluar këtë zonë. Ai tha se shkaktarë janë Edi Rama dhe shokët e tij që i ngarkoi me përgjegjësi dhe sot janë në burg dhe shkaku se pse refreni i kësaj fushate është 7×7=313.
“Kemi qenë dhe jemi 100% në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me fjalë, por me vepra. Ata që bërtasin më shumë për luftën kundër korrupsionit, një pjesë prej tyre nuk i dëgjojmë më, sepse në të vërtetë janë 7×7=313. Ndërsa një pjesë tjetër, që betohen për luftën kundër korrupsionit, bashkuan votat për të liruar 111 zyrtarë të korruptuar.
