Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me demokratët në qytetin e Beratit, në kuadër të turit të tij nëpër degët e partisë.
Përmes një mesazhi publik, Salianji bëri të ditur se takimi do të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në ambientet e Pallatit të Kulturës në Berat.
“Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike fituese!”, shprehet ai në njoftim.
Takimi në Berat vjen në një moment tensioni të brendshëm në PD, ndërsa Salianji ka theksuar në daljet e fundit nevojën për hapje, riorganizim dhe forcim të opozitës si alternativë qeverisëse.
