Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela i cili ishte i ftuar këtë të enjte në një emision televiziv tha se protestat e opozitës do të vijojnë dhe se ato pritet të nisin që në shtator.
Sipas Lelës misioni do të jetë i njëjtë, opozita do të kërkojë krijimin e qeverisë teknike dhe lirimin e Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.
