Vr@sja në Ndroq/ Dyshohet se autori e ndoqi 50-vjeçarin para se ta ekzekutonte, çfarë deklaruan familjarët e tyre

Data

Grupi hetimor ka rindëruar dinamikën e ngjarjes dhe sqaron se viktima ndodhej i ulur në lokal me një të afërm te pronarit. Autori ka qene ne lokal i ulur ne tavoline tjeter në të njëjtin lokal, sapo ka pare 50 vjecarin ne lokal i cili i eshte afruar ne tavoline, autori nuk e ka nxjerrë armën nga xhepi por e ka qëlluar direkt nga xhepi i xhupit.

Policia ka shoqëruar për të marë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal si dhe të njohur dhe familjar të autorit Julian Gjoshi. Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Ky fakt dyshohet nga hetuesit se autori ka qenë më herët përgjatë zonës duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij. Në vendngjarje është gjetur edhe një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

Ndërkohë familjarët e viktimës dhe autorit janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të konflikteve mes të dyve. Familjaret e aurorit dhe viktimes kane thene qe skane dijeni as qe kane shoke as qe jane zene. Nje deshmitar okular ka thene qe autorin e ka parë para ngjarjes në zonë dhe e ka përshëndetur. Grupi hetimor ka dyshime se autori mund ta kete ruajtur lëvizjet e viktimës. Po verifikohen kamerat për të parë sa kohë para ngjarjes ka lëvizur autori në zonën ku ndodhi ngjarja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related