SPAK përgjoi Kushtetuesen? Ish-prokurori Beci: Problemi qëndron te ligji

Data

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka folur në lidhje me përgjimin e SPAK për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka zbatuar në mënyrë rigoroze kompetencat e saj, por sipas tij problemi qëndron te ligji dhe mënyra si është ndërtuar ai.

I ftuar në emisionin “Open”, Beci u shpreh se elemente nga pikëpamja formale janë zbatuar drejt nga SPAK dhe nuk le vend për të thënë se ka shkelje.

Sipas tij autorizimi për përgjim ambiental në vendet publike bëhet vetëm me vendim të prokurorit, jo me miratim nga gjykata, vetëm në rastet e pergjimeve priva merret autorizimi nga gjykata.

“SPAK ka në juridiksionin e saj për të hetuar dhe gjykuar edhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret bëhet fjalë nga pikëpamja formale, pasjen e një informacioni, baza ligjore për përgjime që janë të parashikuara nga neni 221 i kodit të procedurës penale, regjistrimi i një procedimi penal pastaj vendosja e autorizimit nga prokurori për të kryer përgjime ambientale në vende publike. Këto elemente nga pikëpamja formale janë zbatuar drejt nga SPAK dhe nuk le vend për të thënë që kemi shkelje të kodit të procedurës penale. Në momentin që prokuroria tenton të bëjë një hetim pro aktivë do vërë në lojë të gjithë mekanizmat që ja referon kodi i procedurës penale.

Për rastin konkret, autorizim për përgjim ambiental referuar nenit 221 e vijues, 222 e 223 të kodit të procedurës penale në vendet publike autorizimi bëhet vetëm me vendim të prokurorit, jo me miratim nga gjykata. Në rastet kur vendet janë private, përgjime telekomunikacioni prokurori duhet të kërkojë autorizimin nga gjykata, ose të vendosë në mënyrë urgjente 24 orë më pas e vlerëson në gjykatë për të vazhduar më tej përgjimin 15 ditor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related