“Hajdutët që na vjedhin lart, hëngërshin kokën”/ Fermeri pret mollët në Devoll, shkak mungesa e tregut

Data

Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët i shitjes së mollëve ka detyruar fermerët e fshatit Zvirinë në Devoll që t’i presin pemët.

Në një intervistë për CNA, fermeri Skënder Nurka ka thënë se nuk ka leverdi që të merret më me këtë tregti. Fermeri tha se ka mbetur prodhimi dhe pse molla është cilësore.

Si zgjidhje të vetme për këtë situatë, fermeri shikon largimin dhe fajtor për këtë bën strukturat drejtuese të vendit.

Dhjetëvjeçare është, e vogël.  Nuk shkojnë, s’ka çmim. Për çfarë t’i mbaj? S’ke leverdi, pesticidet, plehrat janë katastrofë. Molla nuk shkon. E pres, të pres kokën? Djalin nuk e kam, çupën jo, 65 vjet, në pension dola. Ngeli prodhimi, kam akoma mollë për të shitur. Mollë cilësore, e gjithë Shqipëria kështu është. Të lot truri i kokës, të shikosh qepën njëherë. Kam edhe bahçen tjetër, gjersa të iki e unë gjëkundi. Çfarë të bësh këtu? Rrohet këtu. 200 mijë lekë pension, maksimalisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related