E ndodhur nën trysninë e sulmeve politike dhe faktorëve të jashtëm kibernetikë, Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vendosur të shpenzojë nga buxheti i saj, një shifër prej 1 miliard e 647 milion lekë, për blerjen e sistemeve antivirus dhe “Fireëall”. Shpenzimi i kësaj sasie të madhe lekësh, do kryhet përmes 5 loteve duke blerë pajisje dhe sisteme të ndryshme që do mirëmbajnë serverat dhe gjithë sistemin kompjuterik. Sipas “Ora Neës”, super tenderi i SPAK është hapur në 15 prill dhe pritet që mbyllja e procedurës të realizohet në 15 Maj 2024, kur dhe një javë pas kësaj date, do kryhet shqyrtimi e ofertave ekonomike të kompanive pjesëmarrëse. Por ndryshe në shumë raste, kur këto forma tenderimi me vlera të mëdha ekonomike, për blerje pajisje elektronike në administratë, i menaxhon dhe trajton institucioni i Linda Karçanaj, (AKSHI), kjo gjë nuk ka ndodhur me SPAK. Të pesta lotet me vlerë të përgjithshme prej 1 miliard e 647 milion lekë, do i menaxhojë një komision i ngritur në SPAK nga kreu i këtij institucioni, Altin Dumani. Komisioni përbëhet nga juristë, ekspertë IT të SPAK dhe zyrtarë të tjerë të administratës, të cilët kanë përcaktuar dhe kriteret për kompanitë pjesëmarrëse.
Detajet
Vetëm për tenderin e lotit të parë, SPAK ka planifikuar të shpenzojë 151 milion lekë të vjetra për blerjen e sistemeve të sigurisë “Antivirus vs EDR” dhe “Fireëall”. Ndërkohë për lotin e dytë është planifikuar shpenzimi i 367 milion lekëve të vjetra përj blerjen e sistemeve që monitorojnë dhe kontrollojnë aksesin dhe identifikojnë në rrjet dhe paisje netëork. Por vlerën më të lartë të shpenzimit me 1 miliard e 123 milion lekë do e ketë loti i tretë i zërave elektronikë të blerjes së sistemeve mbrojtëse “antiransomëare”, “Storage”, “Server” dhe “Sëitch”. Njëherësh në lotin e katërt që SPAK ka lançuar është planifikuar të shpenzohet një shifër prej 2 milion e 460 mijë lekë për blerjen e fibrës optike, terminin dhe “patchpanel”. I fundit zë financiar prej 544 mijë lekë të vjetra që përcaktohet në Lotin e Pestë, është blerja e një pajisje për audio dhe video konferencë.
Pse SPAK ka nxjerrë jashtë loje AKSHI-n?
Pak javë më parë eksperti i IT Gentian Progni zbuloi se “duart” e AKSHI-t, kanë qenë të “shtrira” deri te SPAK, por që sipas tij, Prokuroria e Posaçme e ka kapur “filmin”, por shumë vonë. “Qenka akoma me keq, KLGJ, gjykatat dhe gjyqtaret te serverat e AKSHI! Deri vonë paska qenë dhe SPAK, por para 6 muajve i kane kaluar në local. Falenderoj SPAK qe e ka kuptuar shpejt situatën. Pra nuk qenkan te pavarura ca gjera”, zbulon eksperti Progni. Ky është një alarm i madh, pasi shumë informacione që mund të jenë zbuluar mund të hedhin poshtë besimin dhe investimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë si dhe i shqiptarëve për drejtësinë e re për t’i dhënë fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë të kapur në korrupsion në këtë vend. Nëse informacioni që ka zbuluar Progni është i vërtetë, i japin kuptim dhe “rrjedhjeve” të informacionit të disa dosjeve të rëndësishme hetimore. Kemi vënë re gjatë gjithë kësaj kohe se kanë rrjedhur në masën 100 përqind informacionet nga dosja hetimore e ish ministrave, e ish zyrtarëve të lartë, ish kryebashkiakëve dhe njerëzve të lidhur me to, të cilët kanë përfaqësuar mazhorancën socialiste në qeverisjen e vendit. Ka rrjedhur dosja hetimore në ngarkim të ish ministrit Lefter Koka, ish ministrit Saimir Tahiri, ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ish deputetit Alqi Bllako dhe e zyrtarëve të tjerë socialistë të cilët kanë qenë dhe janë nën hetim nga SPAK. Jo vetëm kaq, por “dora e fshehtë” e AKSHI-t në SPAK është një rrezik i madh pasi ky institucion i ka llogaritë për vetë të hapura me drejtësinë e re.
Hetimet e SPAK për AKSHI-n
Kujtojmë se drejtoresha e AKSHI-t është paraqitur së fundmi para prokurorëve specialë për të dhënë sqarime rreth padisë që i është bërë për dëmtimin e të dhënave masive të qytetarëve shqiptarë, si pasojë e mos-ndarjes së serverave pas sulmit kibernetik që ka goditur vendin tonë. Gjithashtu thuhet se SPAK ka nisur hetimet për tenderin e AKSHI-t për abuzime me fondet publike lidhur me 1.7 milionë euro. Avokati Dorian Matlija, tha pak kohë më parë se këto shkelje rrezikojnë deri në 3 vite burg. Matlija tha se kur vjen puna te prokurimet publike dhe tenderat është pika më e errët nga të gjitha organet e çështjes dhe në mënyrë të veçantë të procesit ekzekutiv. “Duhet të ketë hetim edhe për shkelje të barazisë në tender, dhe shpërdorim detyre apo edhe vepra të tjera penale. Mund të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë. Shkelja e barazisë në tendera shkon zakonisht deri në 3 vjet burg. SPAK shikon se si ka ndodhur shkelja dhe ka raste që shkelet 3-4 herë. Kemi shpërdorim detyre e dënueshme deri në 7 vjet, apo falsifikim. Shoh mundësinë që këta persona të dënohen për disa vepra”, tha ai. 1.7 miliardë lekë i ka ofruar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit subjektit “Spot Communicatiuons” për të reklamuar portalin e- Albania. Drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka nxituar të firmosë kontratën me “Spot Communicatiuons”, duke mbyllur sytë para shkeljeve që u bënë në tender.
