PD: 11 maji ditë zgjedhjesh, të negociohen data të reja për zhvillimin e ‘Giro d’Italia’ në Shqipëri

Data

Partia Demokratike ka kërkuar data të reja për zhvillimin e ‘Giro d’Italia’ në Shqipëri, pasi 11 maji është ditë zgjedhjesh dhe strukturat e shtetit duhet të jenë të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit.

Genta Vangjli shprehet se në kuadër të zhvillimit të këtij procesi kaq të rëndësishëm për shqiptarët, data 11 Maj është e papërshtatshme për zhvillimin e garave të çiklizmit.

“Edicioni i 108 i ‘Giro d’Italia’ që do të zhvillohet në Shqipëri në Maj i kushton vendit tonë 7 milionë euro dhe do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit.

Më herët është alokuar fondi 1 milion euro për organizatorët , ndërsa në datën 6 Mars me anë të VKM nr.147 u miratua fondi 4 milion euro për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’ dhe diferenca pritet të akordohet në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related