“SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut”, Balliu: Rama po e mbron sepse i ka gjetur belaja! Ky regjim nuk do lejohet të vjedhë më

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, si dhe pas reagimit mbrojtës të kryeministrit Edi Rama.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Balliu akuzon Ramën dhe Ballukun për bashkëpunim të drejtpërdrejtë në afera korruptive, duke theksuar se reagimi i kryeministrit tregon frikën nga drejtësia.

“Lubi Balluku dhe Edi Rama vazhdojnë bashkëpunimin. Sot kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut dhe Edi Rama e merr në mbrojtje. Këta kanë një hall: i ka gjetur Bela-ja. Dhe kanë të drejtë, ju ka gjetur belaja,” deklaron Balliu.

Deputeti demokrat ironizon edhe deklaratat e kryeministrit për numrin e të paraburgosurve në Shqipëri, duke theksuar se Rama nuk shqetësohet për qytetarët e zakonshëm, por vetëm kur drejtësia prek njerëzit e pushtetit.

“Kjo nuk është problem kur qytetarët shqiptarë mbahen në paraburgim, por bëhet problem i madh kur kërkohet arrestimi i Lubisë dhe i mashës së vjedhjeve të Ramës,” u shpreh Balliu.

Sipas tij, situata ka arritur në një pikë pa kthim dhe qeveria aktuale nuk mund të vazhdojë më të qeverisë vendin. Balliu paralajmëron se kryeministri do të detyrohet të largohet nga pushteti.

“Me hir apo me pahir, Edi Rama do të duhet të japë dorëheqjen. Nëse nuk e bën, do ta detyrojë presioni politik dhe qytetar,” thekson deputeti i PD-së.

Në reagimin e tij të plotë në Facebook, Balliu shkruan se Belinda Balluku dhe Edi Rama po përpiqen të mbrojnë njëri-tjetrin për të vijuar grabitjen e shqiptarëve përmes aferave monstroze, duke shtuar se ky regjim nuk mund të vazhdojë të mbajë peng të ardhmen e vendit.

“Nuk do të lejohet që ky regjim të vazhdojë të vjedhë, të gënjejë dhe të shkatërrojë shpresën e shqiptarëve. Ndryshimi është i pashmangshëm,” përfundon Balliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related