Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatitet t’i ofrojë mbrojtje politike vartëses së tij.
Në reagimin e saj, Tabaku thekson se deklaratat e fundit të kryeministrit kundër drejtësisë janë sinjal i qartë se mazhoranca po shkon drejt votimit kundër kërkesës së SPAK, duke e kthyer Kuvendin në një mburojë politike për pushtetin.
“Sot nuk jemi më përballë vetëm një çështjeje gjyqësore, por përballë një prove morale për Kuvendin dhe për çdo deputet,” shprehet Tabaku.
Sipas saj, kryeministri po sillet jo si burrë shteti, por si avokat politik i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, duke shkelur premtimin se imuniteti nuk do të përdorej për të mbrojtur të përfshirët në afera.
“Mbështetja ndaj drejtësisë nuk matet me deklarata, por me vota. Sot mazhoranca duket e vendosur të votojë kundër SPAK-ut dhe kjo është një zgjedhje e vetëdijshme për të mbrojtur korrupsionin,” thekson deputetja demokrate.
Tabaku shton se Shqipëria prej vitesh përballet me korrupsion galopant, ndërsa qeveria ka zgjedhur të mbrojë veten dhe jo interesin publik. Ajo akuzon kryeministrin se ka shpallur një luftë të hapur ndaj Reformës në Drejtësi, sapo kjo reformë ka nisur të prekë njerëz të pushtetit.
“Kuvendi nuk është zyrë avokatie e kryeministrit. Deputetët nuk janë mburojë për ministra dhe zëvendëskryeministra. Ata janë aty për të përfaqësuar qytetarët dhe për të mbrojtur barazinë para ligjit,” deklaron Tabaku.
Në përfundim, ajo lëshon një mesazh të drejtpërdrejtë për votimin që pritet në Kuvend:
“Çdo votë kundër drejtësisë është votë pro vjedhjes. Kush voton kundër SPAK-ut, merr mbi vete përgjegjësinë morale dhe politike për mbrojtjen e korrupsionit.”