Proda në Marok: Shqipëria voton për drejtuesit e rinj të INTERPOL-it në Asamblenë e 93-të

Data

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related