Një shtetas italian është arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare në një nga kullat e Tiranës.
Në pranga ka rënë Cosimo Notaristefano, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.
Operacioni është pjesë e hetimeve për skema mashtrimi financiar të organizuara përmes strukturave të call center-ave.
