PD: Qytetari i sëmurë rëndë, i njohur si invalid që në 2022, por sërish pa asnjë pagesë

Data

Partia Demokratike ka denoncuar se një qytetar prej vitesh po sorollatet nëpër institucione dhe nuk iu është dhënë pagesa e invaliditetit pavarësisht se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se Arben Kalemaj prej vitesh po përballet me një padrejtësi flagrante nga institucionet shtetërore.

Kalemaj është i diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Bazuar në diagnozën, trajtimin mjekësor dhe pasojat funksionale të evidentuara edhe pas rehabilitimit multidisiplinar, shërbimi i kardiologjisë pranë QSUNT, më 9 maj 2022, e ka referuar rastin e tij në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë për vlerësimin e të drejtës së përfitimit të ndihmës ekonomike për invaliditet”, u shpreh ajo.

Vangjeli shtoi se më 5 tetor 2022, ky komision ka konfirmuar se Arben Kalemaj plotëson kushtet ligjore për të përfituar të ardhura për invaliditet, por pavarësisht dorëzimit të të gjithë dokumentacionit të kërkuar, deri sot nuk ka përfituar asnjë pagesë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike përcjell sot shqetësimin e qytetarit Arben Kalemaj, i cili denoncon se prej vitesh po përballet me një padrejtësi flagrante nga institucionet shtetërore.

Kalemaj është i diagnostikuar me Stemi lateral dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Bazuar në diagnozën, trajtimin mjekësor dhe pasojat funksionale të evidentuara edhe pas rehabilitimit multidisiplinar, shërbimi i kardiologjisë pranë QSUNT, më 9 maj 2022, e ka referuar rastin e tij në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë për vlerësimin e të drejtës së përfitimit të ndihmës ekonomike për invaliditet.

Më 5 tetor 2022, ky komision, me vërtetimin nr. 2753, ka konfirmuar se Arben Kalemaj plotëson kushtet ligjore për të përfituar të ardhura për invaliditet.

Megjithatë, pavarësisht dorëzimit të të gjithë dokumentacionit të kërkuar, zoti Kalemaj denoncon se deri sot nuk ka përfituar asnjë pagesë, duke u sorollatur për vite me radhë në dyert e institucioneve shtetërore, pa asnjë rezultat konkret. Sipas tij, asnjë zyrtar nuk ia mohon këtë të drejtë, por as nuk e ekzekuton atë.

Zoti Kalemaj ka paraqitur ankesë edhe pranë platformave elektronike të ngritura nga Kryeministri, por sërish nuk ka marrë asnjë zgjidhje

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related