SPAK dhe UNOPS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri

Data

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Zyra e UNOPS në Shqipëri kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për vitin 2026, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në promovimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë.

Memorandumi u firmos nga kreu i SPAK, Klodian Braho, dhe Sabine Kania, drejtoreshë e Zyrës së UNOPS-it në Shqipëri, në kuadër të projektit EU4Digital Justice.

Sipas njoftimit të UNOPS, marrëveshja synon të lehtësojë bashkëpunimin institucional për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Projekti EU4Digital Justice, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian përmes forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe transformimit digjital të sistemit.

Sipas UNOPS, ky projekt synon gjithashtu të rrisë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë duke përmirësuar shërbimet dhe transparencën institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related