Berisha dhe ithtarët e tij sfidojnë ndërkombëtarët,shpërthejnë në akuza ndaj tyre dhe kërcënojnë me përshkallëzim të…

Data

Në një klimë politike gjithnjë e më të tensionuar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ithtarët e tij kanë zgjedhur të sfidojnë hapur ndërkombëtarët, duke i akuzuar për ndërhyrje dhe paaftësi në menaxhimin e krizës aktuale. Këto akuza vijnë në një moment kritik për Shqipërinë dhe pas kaosit të kësaj të hënë që deputetët e opozitës bën në Kuvendin e Shqipërisë, kur shumë përfaqësues të huaj po bëjnë thirrje për stabilitet dhe dialog. Sipas liderit të PD-së, masa të reja të protestave dhe përshkallëzim të mosbindjes civile janë në horizont, si një mënyrë për të kundërshtuar politikën e qeverisë dhe presionin e faktorëve ndërkombëtarë. Ky zhvillim ka ngritur shqetësime se vendi mund të hyjë në një periudhë të re trazirash, duke theksuar nevojën për një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive nga të gjitha palët për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend.

Reagon Berisha

Konkretisht kryetari i Partisë Demokratike injoroi thirrjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE-së për të ndalur përshkallëzimin e situatës në vend në një kohë që Shqipëria është shumë pranë integrimit në BE. “Deputetët as nuk tuten as frikësohen. Jemi të vendosur ta çojmë përpara. Ftoj demokratët, strukturat e PD-së, këshilltarët dhe drejtuesit e saj të vijojmë betejën e nisur gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Një kauzë e drejtë duhet të mbrohet me çdo çmim. Mbrojta e së vërtetës kërkon dhimbje e sakrifica por triumfi i saj është triumfi i njeriut të lirë”, deklaroi dje Berisha. Më tej ish-kryeministri Sali Berisha i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, akuzë për të cilën Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nga shtëpia përmes një videkonference i bëri thirrje anëtarëve të këshillave lokalë të bëjnë gjithçka në kuadër të mosbindjes civile.

“I bëj thirrje deputetëve të parlamenteve lokale të bëjnë gjithçka për mosbindje civile për ti shkurtuar ditët regjimit. Të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të 4 anët e vendit tu faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, u shpreh Berisha në një konferencë me videocall që realizon nga shtëpia, pasi ndodhet i paraburgosur për “akuzën e korrupsionit pasiv”. Sakaq theksojmë se aktet e dhunës dy ditë më parë në Kuvend nga deputetët e opozitës janë në një linjë me politikën e Berishës, të cilat i justifikon si të duhurat, pavarësisht apelit të ambasadës amerikane dhe të BE-së të cilat shprehën shqetësimin dhe keqardhjen.

“Ajo që keni parë dje në Parlament është pjesë e qëndrimeve të PD-së. E vërteta është që kurrë jashtë zgjedhjeve të lira Shqipëria nuk do të ketë paqe dhe stabilitet. Drejtësia është shndërruar në një zyrë të PS-së”, tha ai. Po ashtu, Berisha përmendi dhe propozimin e bërë publik dje nga Paloka për ngritjen nga Parlamenti të Komisionit të së Vërtetës, ku sipas tyre do të hetohen dhe bëhen publike lidhjet e politikës dhe zyrtarëve me krimin. “Garantoj partnerët ndërkombëtarë se ka vetëm një zgjidhje për ti dhënë përgjigjen e plotë atij Everesti të zi të lidhjeve të tmerrshme me krimin nga Edi Rama e poshtë të këtij shteti dhe kjo është një truth komision, ( Shënim: Berisha e thotë në anglisht, në shqip është komisioni i së vërtetës) me prani edhe të përfaqësuesve partnerëve ndërkombëtarë. Me një komision të vërtetës do të presim lidhjet nga kthetrat e tmerrshme të krimit. Komision I së vërtetës në parlament e kudo”, theksoi ai. Por çfarë do të ndodhë më 7 shtator po më pas? “Veprim, veprim, veprim… Nuk mund të them të përjavshme apo të përditshme, por të vazhdueshme gjer në rikthimin e votës së lirë, qeverisë teknike”, nënvizoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related