SPAK dërgon për gjykim grupin e Suel Çelës, 21 të pandehur për organizatë kriminale

Data

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë 21 persona të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të një organizate kriminale.

Mes të pandehurve janë Marjus Lulaj (alias Suel Çela) dhe vëllai i tij Mario Çela, i ekstraduar së fundmi nga Belgjika, si dhe disa emra të tjerë të njohur për drejtësinë.

Sipas SPAK, hetimet e kryera nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me aktivitet në Shqipëri dhe jashtë saj, e dyshuar për:

  • Tentativë vrasjeje në Elbasan
  • Trafik ndërkombëtar të kokainës
  • Mbajtje pa leje armësh
  • Korrupsion aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë
  • Korrupsion në sektorin privat

Trafik ndërkombëtar droge

Në dosje përfshihen episode të trafikut të kokainës të zbuluara në Ekuador, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, përfshirë 930 kg në Ekuador dhe 446 kg në Holandë.

Akuzat kryesore

Ndaj Suel Çelës rëndojnë akuza për organizatë kriminale, tentativë vrasjeje, trafik narkotikësh dhe korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë. Ndërkohë, disa prej të pandehurve akuzohen për përkrahje të autorit të krimit, pengim të zbulimit të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

SPAK bën me dije se ndaj të pandehurve janë vendosur masa të ndryshme sigurimi, nga “arrest me burg” deri në “detyrim paraqitjeje”, ndërsa procesi gjyqësor pritet të nisë në Gjykatën e Posaçme.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe përgjegjësive individuale të secilit prej të akuzuarve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related