Zjarri masiv pranë QSUT, rritet në pesë numri i të lënduarve nga asfiksia, vijon lufta me flakët

Data

Bilanci i personave të prekur nga zjarri i fuqishëm pranë QSUT në Tiranë është rritur në pesë të lënduar, të cilët janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Farmacia 10”, ku një pallat u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët dhe mobilizim të menjëhershëm të shërbimeve emergjente. Mes të lënduarve raportohet se ka si qytetarë ashtu edhe efektivë të zjarrfikëses, të cilët janë ekspozuar ndaj tymit të dendur gjatë ndërhyrjes.

Në vendngjarje ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse dhe mjete emergjente, ndërsa vijon puna për vënien nën kontroll të flakëve që kanë përfshirë fasadën e godinës dhe rrezikojnë të përhapen edhe në ndërtesat përreth.

Banorët janë evakuuar pjesërisht, ndërsa ambulancat janë në gatishmëri për çdo rast tjetër. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shkak zyrtar për zjarrin, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të riaktivizimit të flakëve në disa zona të pallatit.

Ky është një ndër incidentet më serioze të ditës në kryeqytet, me autoritetet që vijojnë operacionin për shmangien e pasojave më të rënda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related