Nga 1.200 deri në 2.300 euro, Rama rrit pagat për 720 efektivë policie

Data

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritje të menjëhershme page për rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun më të lartë.

Sipas tij, përfitues të kësaj rritjeje do të jenë Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale.

Pagat e reja:

  • Një inspektor në RENEA do të paguhet rreth 1.600 euro
  • Një drejtues në RENEA do të arrijë deri në 2.300 euro
  • Një inspektor në forcat operacionale do të marrë rreth 1.200 euro
  • Një kryekomisar do të paguhet mes 1.600–1.700 euro

Rama theksoi se kjo rritje page është pjesë e një politike për të forcuar rendin dhe për të vendosur një raport më të drejtë mes kërkesës për rezultate dhe vlerësimit financiar të efektivëve.

Sipas tij, paralelisht do të vijojnë investimet në teknologji, trajnim dhe pajisje për Policinë e Shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related