Toyota merr flakë pas përplasjes me furgonin e OSHEE-së, bllokohet aksi Lushnjë–Rrogozhinë drejt Tiranës

Data

Aksi Lushnjë–Rrogozhinë, në drejtim të Tiranës, është bllokuar paraditen e sotme për shkak të një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Çermë–Pluk, ku trafiku është krijuar deri në 3 kilometra.

Sipas informacioneve, një automjet tip Toyota ka marrë flakë pasi është goditur nga pas nga një furgon i OSHEE-së. Në mjetin Toyota udhëtonte një grua së bashku me dy fëmijët e saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është mos mbajtja e distancës së sigurisë nga drejtuesja e Toyotës, e cila ka goditur furgonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related