SKANDAL/ Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje në FB për të votuar Ramën

Data

Nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është kthyer në një mjet për fushatë të Partisë Socialiste, duke ngritur shqetësime për keqpërdorim të institucionit dhe vendosjen e burimeve publike në funksion të fushatës politike të partisë në pushtet.

Në shkelje të ligjit, ditën e sotme faqja zyrtare e Kuvendit në rrjetin sociale Facebook, ka shpërndarë një postim ku bënte thirrje për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“VOTO 5❤️ nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama️” – shkruhet në postim, ku është publikuar edhe një foto dore me 5 gishta, që tregon numrin e PS-së në fletën e votimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related