Trump po kërkon shtete për të dërguar të dëbuarit nga SHBA, mes tyre edhe Kosova

Data

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve me disa shtete për të pranuar emigrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Siç raporton “Wall Street Journal”, mes vendeve të cilave Trump u ka kërkuar të pranojnë të deportuarit ështe edhe Kosova.

Media amerikane pretendon se SHBA po shpreson që këto vende, ku përfshihen gjithashtu Libia, Ruanda, Moldavia e Mongolia, do të pranojnë kërkesën në këmbim të marrëveshjeve financiare apo përfitimeve politike për ndihmën që do t’i ofrojnë Trump të përmbushë një prej prioriteteve kyçe.

“Administrata amerikane shpreson që këto shtete të bien dakord, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare apo përfitimeve politike. Ndër shtetet që SHBA ka kërkuar të pranojnë emigrantët e deportuar janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova”, shkruan “Wall Street Journal”, duke cituar burime të njohura me procesin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related