Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisë zemërimit të shprehur nga Moska.
Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave.
Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave.
Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve të blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të pautorizuar.
Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters.
