“Sistemi që kishim para 2008 ishte më i miri”, Arben Ristani ‘godet’ Berishën: Mund të ishim në pushtet!

Data

Sistemi zgjedhor që është aplikuar në Shqipëri para marrëveshjes së vitit 2008 midis Sali Berishës dhe Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën, sipas ish-kreut të KQZ, Arben Ristani, është më ideali për vendin tonë.

Ai deklaroi në një studio televizive se me një sistem të tillë zgjedhor, PD mund të fitonte përballë Edi Ramës.

“Personalisht do kisha preferuar sistemin që kemi patur, sistemin mazhoritar të përzierë me proporcionalin. Pra sistemi që ne kishim para vitit 2008 është sistemi më i mirë që i duhet këtij vendi. Por megjithatë jemi këtu ku jemi dhe jemi të detyruar të lëvizim brenda rregullave të lojës që janë vendosur”, u shpreh Ristani në “Off the Record” me Andrea Dangllin .

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related