Përfshihet nga flakët gomisteria në Durrës, rrezikohen disa ndërtesa

Data

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një gomisteri në zonën e Shkozetit, ditën e sotme në në Durrës, duke rrezikuar edhe disa banesa përreth vatrës.

U raportua se për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.

Ndërsa një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasojat dhe më të rënda

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa e lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related