Alarmi për analfabetizmin/ Rreth 47% e moshës mbi 15 vjeç shkruajnë dhe lexojnë me vështirësi

Data

47% e popullsisë mbi 15 vjeç në vendin tonë me zor shkruajnë e lexojnë, tregojnë të dhënat e Fondit Europian të Trajnimeve.

Po sipas këtyre statistikave, 15-vjeçarët jo vetëm që kanë vështirësi në realizimin e një eseje, por ata nuk mund të kryejnë dot as veprime të thjeshta matematikore.

Me këto ritme, Shqipëria do ta ketë të vështirë të prodhojë një forcë të aftë punëtore, që do ta çonte vendin tonë në nivele të tjera zhvillimi.

Edmond Dragoti-Sociolog: Po të kesh gjysmën e popullsisë analfabete, do të thotë që shoqëria shqiptare po përgatitet të jetë një shoqëri shprehish dhe shërbimesh, por jo shoqëri prodhimi dhe kreativiteti. Komunikimi është bërë më teknologjik por informacioni bazë merret nga libri, jo nga kompjuteri. Studimet e sotme tregojnë se mesazhi që merret nga libri ruhet në kujtesën e njeriut 7-8 herë më shumë sesa ajo që lexojmë nga kompjuteri ose nga interneti në përgjithësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related