Silvinjo: Me Serbinë nuk është ndeshje normale, e di historinë! Duhet zemër e shpirt në fushë

Data

Ai doli para mediave ku iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me lojtarët e rinj, të rikthyerit dhe mungesat. Trajneri foli për duelin me Serbinë dhe emocionet, si dhe për Kristjan Asllanin.

Lista dhe gjendja e lojtarëve – “Ky është moment shumë i vështirë, dhe i veçantë i datave FIFA, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin. Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 10 ditë për të bërë një punë të mirë, por duhet punuar mirë, do të jetë e rëndësishme të zhvillojmë një punë të mirë. E përsërit që është një moment i veçantë i sezonit”.

Ndeshja me Serbinë dhe emocionet – “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji. Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë., të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”.

“E theksoj edhe njëherë që 27 lojtarët që kam janë shumë të rëndësishëm, janë 7 ditë rresht që duhet të përgatisim për këtë ndeshje dhe duhet ta bëjmë mirë. I njohim kundërshtarët, i kemi parë ndeshjet e fundit që kanë bërë Serbia dhe Letonia, por në të njëjtën kohë ata do të na kenë parë dhe studiuar ne. Ndoshta kemi ndonjë lloj ndryshimi, po ngelet për tu parë në ditët e ardhshme ndërkohë që përgatisim ndeshjet. Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related