‘Berisha me të njëjtin manual si Basha në 2021’/ Salianji: Nëse nuk do të kisha nisur këtë lëvizje, shumë prej demokratëve do të largoheshin

Data

Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar kritikat dhe sulmet që, sipas tij, po i bëhen nga brenda Partisë Demokratike pas nisjes së turit të takimeve me bazën demokrate në disa zona të vendit.

I ftuar në një emision televiziv, Salianji deklaroi se mënyra se si po reagon lidershipi aktual i PD-së ndaj tij është e njëjtë me atë që, sipas tij, përdori Lulzim Basha në vitin 2021 kundër Sali Berishës, kur ky i fundit nisi lëvizjen e Foltoreve. Ai kujtoi se asokohe Berisha u akuzua për lidhje me krimin dhe më pas u përjashtua nga partia.

Salianji theksoi se në takimet që ka zhvilluar, janë përfshirë figura të votuara nga baza dhe njerëz aktivë të partisë në çdo zonë, ndërsa deputetët janë lënë jashtë qëllimisht, pasi ata, sipas tij, kanë hapësira të tjera për të folur. Ai shtoi se nga këto takime po mblidhen propozime konkrete dhe në përfundim do të hartohet një dokument me problematikat dhe zgjidhjet e propozuara.

Sipas Salianjit, problemi kryesor i PD-së është se lidershipi refuzon të pranojë se partia ndodhet në krizë. “Ne sot jemi të sëmurë, ndërsa ata thonë se jemi më mirë se kurrë”, u shpreh ai, duke shtuar se mungesa e reflektimit dhe e mbajtjes së përgjegjësisë po dëmton rëndë partinë.

Ai theksoi se kërkesa për përgjegjësi ndaj qeverisë duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi brenda PD-së. “Aty ku është kryetari i PD-së, aty duhet të nisë ndryshimi”, tha Salianji.

Në fund, ish-deputeti shprehu bindjen se nëse ai nuk do ta kishte ndërmarrë këtë nismë, shumë demokratë të zhgënjyer do të ishin larguar drejt partive të tjera, duke e dobësuar edhe më tej opozitën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related