Vlora 24 orë pa ujë, ja arsyeja

Data

Për 24 orë Vlora do të mbetet pa ujë, për shkak të punimeve që do të kryhen për ujësjellësin e ri të qytetit bregdetar

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, përmes një njoftimi për mediat.

Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë”, thuhet në njoftim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related